Moderatorja e sportit, Lei Kraja, është infektuar me COVID-19.

Lajmi është bërë i ditur nga vetë moderatorja përmes një postimi në rrjete sociale. Këtë të martë, direkte nga shtëpia, Lei ishte e ftuar në emisionin “Ftesë në 5”, me anë të një lidhje “Skype”. Lei tregoi se nuk ka simptoma të agravuara, ka pak dhimbje koke e shoqëruar me ato të trupit dhe temperaturë të lehtë. Moderatorja tha se do e drejtojë emisionin e saj në “Super Sport” nga shtëpia, ku në ndihmë i janë vënë shumë kolegë të saj.

“Mirë jam, shumë dhimbje të forta koke, dhimbje trupi nuk kam shije dhe nuhatje. Temperaturë shumë pa, por nuk është për t’u dyshuar. Është përhapur kaq shumë dhe nuk e dinë, nga grupi i “Super Sportit” jam e para që e kam marrë. Në fillim nuk e kisha shumë frikë, por kur fillova emisionin kisha shumë frikë. Kisha ndrojë që të mos e përhap tek të tjerët, kjo ishte frika ime më e madhe”, th Lei.

Më tej moderatorja shtoi se frika e saj më e madhe nuk ishte mbartja e virusit, por fakti se ajo mund të infektonte persona të tjerë.

”Besoj të gjithëve, të gjithë ishin me të njëjtën ide për ta drejtuar nga shtëpia. Edhe nga emisionet ndërkombëtare e kanë drejtuar nga shtëpia. Është shumë e çuditshme më duket sikur do të bërtas akoma më shumë, fatmirësisht kam Vilmën me çunat që po më ndihmojnë shumë, jam rehat, e kanë zgjidhur ato. Më sjellin ushqime, shokë, miq. I gjithë “Super Sporti” e kam si familje dhe më shkruajnë gjatë gjithë kohës, i falënderoj të gjithë që po më qëndrojnë pranë dhe janë të gatshëm për të më ndihmuar.  Duhet të kujdesemi për njëri-tjetrin”, përfundoi moderatorja.

FOTO GALERI
3/11

Top Channel