Misioni Artemis II thyen rekordin historik të Apollo 13, astronautët arrijnë pikën më të largët nga Toka 06/04 20:46
Kryeministri i Britanisë së Madhe , Boris Johnson është vetëizoluar në banesën e tij ku do të qëndrojë për dy javë pasi zhvilloi një takim me një zyrtar i cili rezultoi pozitiv me COVID-19.
Përmes një postimi në Twitter, Johnson shkruan se ai është njoftuar nga laboratori dhe se duhet të izolohet pasi ka pasur kontakt me një të infektuar.
Ai shkruan se aktualisht nuk ka simptoma dhe se po ndjek të gjitha udhëzimet e mjekëve.
Johnson ka zhvilluar një takim që zgjati 35 minuta ditën e enjte (12 nëntor) me disa deputetë, këtu përfshirë dhe Lee Anderson i cili më pas rezultoi pozitiv.
Top Channel