Befason Kujtim Gjuzi, shfaqet me “kobure” në dorë dhe interpreton këngën e preferuar të kryeqytetasve…

15/11/2020 18:33

“Maskat” është një nga rubrikat e shumta të emisionit “E Diell”.

Kjo rubrikë, drejtohet nga moderatorja Megi Pojani, e cila për arsye se ka rezultuar pozitive me COVID-19, nuk është e pranishme në studio, e në moderim këto javë të izolimit atë e ka ndihmuar Edi Manushi.

Një nga të ftuarit e “Maskave” ishte deputeti konservator Kujtim Gjuzi. I veshur me kostum tradicional të trevës së Tiranës dhe me një “kobure” në dorë, Gjuzi suprizoi jurinë e përbërë nga Olti Curri, Zajmina Vajsari dhe Eranda Libohova, me këngën “Tirona Kampion”.

Edhe pse Zajmina u “frikësua” nga gjuajtjet në ajër të “kobures” që Gjuzi mbante në dorë, deputeti theksoi se princeshave dhe zonjave të bukura nuk i gjuhet, prandaj, atë nuk duhet ta kenë frikë. Për më shumë ju ftojmë të ndiqni fotot e mëposhtme.

 

FOTO GALERI
2/10

Top Channel