S’ia vari futbollistit të njohur, gazetarja sportit tregon si i “lidhi” sërish fati pas disa vitesh

13/11/2020 20:21

Gazetarja Sidorela Gjoni ka zbuluar në studion e emisionit “Ftesë në 5” një episod interesant që i ka ndodhur me një futbollist.

Gazetarja tha se në 2017, një djalë kosovar, që tanimë është një futbollist shumë i njohur i kishte shkruar në rrjete sociale, por ajo nuk i ishte përgjigjur. Ndërkohë, një vit më parë, asaj i duhej që ta ftonte në një intervistë. Gazetarja tregoi që i shkroi dhe u “shtir” sikurse mesazhi më sipër të mos kishte ekzistuar, por në fakt, atë ia përmendi vetë futbollisti. Ndër të tjera, Sidorela theksoi se mes s’ja dhe futbollistit ka një raport shoqëror e shpesh përshëndesin njëri-tjetrin në rrjete sociale.

“Në 2017, unë nuk e kam parë fare dhe mua më kishte shkruar një futbollist i kombëtares i Kosovës. I mirë tani, unë si kisha kthyer sepse s’e kisha parë fare mesazhin. Në vitin 2019, mua më duhej për një intervistë sepse bëri një gol në ndeshje të rëndësishme, është bërë goxha një futbollist me thënë të drejtën. Unë thash t’i shkruaj për intervistën. Hapa që t’i çoja mesazh, pashë 2017, kishte shkruar i shkreti. Unë i shkruaj dhe i them përshëndetje, sikur mesazhi lart të mos ekzistonte. Edhe ai ma përmendi e më tha hë Sidorela para tre vitesh. E i thash para tre vitesh nuk ishe bërë për intervistë. Jemi shokë, jo që flasim gjatë gjithë kohës, kur bën gol i them bravo, kur më sheh në televizor më thotë bravo e kaq”, u shpreh gazetarja.

FOTO GALERI
2/7

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA