Presidenti Ilir Meta ka reaguar lidhur me zgjedhjet e 25 prillit.
Përmes një statusi në facebook, duke iu referuar edhe deklaratave mbajtur në konferencën e sotme për mediat, Meta shkruan se Më 25 prill 2021 do të ketë një referendum mbarëkombëtar për të rrëzuar këtë sistem oligarkik.
“Rivendosja e rendit kushtetues është e padiskutueshme. KUSHTETUTA mbi të gjitha. MBI KUSHTETUTËN VETËM POPULLI”, shkruan Meta.
Postimi i plotë:
“Më 25 prill 2021 do të ketë një referendum mbarëkombëtar për të rrëzuar këtë sistem oligarkik, që kërkon t’i kthejë qytetarët shqiptarë në qenie pa vlerë, të pafuqishëm dhe të pambrojtur.
Rivendosja e rendit kushtetues është e padiskutueshme.
KUSHTETUTA mbi të gjitha.
MBI KUSHTETUTËN VETËM POPULLI. 🇦🇱”.
Top Channel