Joe Biden

Kina ka uruar presidentin e zgjedhur të Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, një javë pasi u shpall fitues i zgjedhjeve presidenciale në SHBA.

“Ne respektojmë zgjedhjen e popullit amerikan. I shprehim fitore zotit Biden dhe zonjës Kamala Harris.Ne e kuptojmë që rezultati i zgjedhjeve amerikane do të përcaktohet sipas ligjeve dhe rregullave të SHBA-së”, tha zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme kineze, Wang Wenbin gjatë një konference për media më 13 nëntor.

Kina ishte në mesin e disa vendeve të mëdha,  përfshirë Rusinë dhe Meksikën, që deri më tani nuk kishin uruar Biden.

Pekini më herët kishte theksuar se “ishte në dijeni që Biden ka deklaruar se ai është fituesi” i zgjedhjeve të 3 nëntorit, gjë që ai e bëri pasi mediat kryesore amerikane thanë se ai është fituesi i garës për Shtëpinë e Bardhë.

Tensionet ndërmjet Shteteve të Bashkuara dhe Kinës u intensifikuan gjatë administratës Trump, veçanërisht në fushën e tregtisë, sigurisë së teknologjisë dhe koronavirusit, që për herë të parë u shfaq në Kinë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA