Mbyti me duar vajzën e saj 9-muajshe/ Policia arreston 46-vjeçaren e rrezikshme, Greqia e dënoi me 20 vite burg

12/11/2020 10:10

Është bërë i mundur arrestimi i një shtetaseje me rrezikshmëri të lartë shoqërore, saktësisht një 46-vjeçare e dënuar në Greqi me 20 vite burg, për veprën penale “Vrasja me paramendim”.

Bëhet fjalë për Irena Kostaki (Zeria), 46 vjeçe, banuese në fshatin Miras, Devoll, e cila më datë 28.08.1995, në Diles, Greqi, ka vrarë duke e mbytur me duar, vajzën e saj 9-muajshe dhe më datë 05.03.1997 është arratisur nga Qendra e Paraburgimit të Femrave në Koridalo, Greqi, ku ka qenë me masë sigurie.

Për të është caktuar masa e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Vrasja me paramendim”.

Gjykata e Lamias në Greqi, me vendim penal të formës së prerë, e ka dënuar këtë shtetase me 20 vite burg, për veprën “Vrasja me qëllim”, sipas legjislacionit grek, e cila korrespondon me veprën penale “Vrasja me paramendim” të Kodit Penal të Republikës së Shqipërisë.

Masa e sigurisë nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Korçë është caktuar për efekt të njohjes së vendimit të Gjykatës së Lamias, Greqi.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA