Financat dhe KLSH, shifra të kundërta/ Përplasja në Kuvend mes dy institucioneve për shifrat e buxhetit

12/11/2020 15:29

Pavarësisht kritikave dhe shkeljeve të evidentuara nga Kontrolli i Lartë i Shtetit për zbatimin e buxhetit 2019, Financat i qëndrojnë përfundimeve të raportuara prej tyre për treguesit e këtij ligji.

Është ky qëndrimi i Drejtoreshës së Buxhetit, Mimoza Dhëmbi, sipas të cilës rekomandimet e KLSH janë marrë parasysh dhe po gjejnë zbatim si në rastin e detyrimeve të prapambetura, pasi sipas saj institucionet shtetërore nuk lejohen më të kryejnë investime të reja pa shlyer borxhin e vjetër.

Mimoza Dhëmbi: Kemi përgatitur një udhëzim të ri për regjistrimin dhe një analizë për detyrimet e prapambetura ku çdo gjë të bëhet përmes thesarit. Prej shtatorit, tashmë të gjitha këto raportime kalojnë aty dhe publikohen në faqen zyrtare të ministrisë. Kemi ndaluar investimet e reja për të gjitha institucionet që nuk paguajnë detyrimet.
Detyrimet e prapambetura sipas Ministrisë së Financave arritën në rreth 17.3 miliardë lekë në fund të vitit të kaluar, teksa shifra e institucionit auditues është edhe më e lartë dhe arrin në 24.4 miliardë leke ose 197 milion euro, duke përfshirë këtu vonesat në rimbursimin e TVSH-së, detyrimet për vendimet gjyqësore ndërkombëtare si dhe borxhet e bashkive.

Kritika KLSH në raportin e votuar nga Komisioni i Ekonomisë dhe i dërguar për ka miratim në Parlament ka paraqitur edhe për nivelin e borxhit publik që sipas tij në fund të 2019 arriti në 66.7% të PBB-së, ndjeshëm më i lartë se shifrat e Financave që përllogarisin këtë tregues në 66.2%.

Top Channel

Top News- Mashtrimi me Call Center/ GJKKO lë në burg italianin, mohon akuzat-Isha punonjës Gjykata e Posaçme ka vendosur masën e sigurisë ‘arrest në burg’ për shtetasin italianin Cosimo Notaristefano, I arrestuar në kuadër të aksionit të SPAK kundër një call center-i të dyshuar për mashtrime financiare, në një nga kullat e Tiranës. Notaristefano ka deklaruar në gjykatë se ka qenë i punësuar dhe se nuk kishte dijeni për skemën që pretendon SPAK. Ai tha se bënte shërbim teknik, dhe se nuk ka patur funksion mbi investimet që bënin shtetasit e huaj. Shtetasi italain tha më tej në gjykatë se vuan nga probleme të shumta shëndësore, dhe kërkoi çdo masë tjetër, përfshirë vënien e garancisë pasurore, përveç arrestit në burg. Ai u arrestua në Portin e Durrësit, teksa priste të nisej drejt Italisë. Italiani u shpreh në seancë se nuk ishte në dijesni se ishte në kërkim dhe se ishte nisur të shkonte në vendin e tij siç bën një herë në dy muaj. Përveç shtetasit italian, më herët GJKKO ka dhënë masat arrest në burg për shtetasit Remir Gjoligaj, Endri Gjata, David Qerim, Elis Merkaj, Hysen Xhepexhiu dhe Klaudio Kaçupin SPAK dyshon se përmes call centerave, personat e akuzuar mashtronin klientët për investime financiare. Sipas hetimeve, kryersisht të mashtruar janë klientë italianë, të cilët kanë denoncuar se kanë humbur mijëra e qindra mijëra euro në këto investime.
Top Channel/ Alarm për trafikun e armëve, 83 armë të sekuestruara në dy muaj
Top Channel/ Arratisja nga Ferri i Al Hol, si u kthye Eva Dumani në liri nga kampi famëkeq
Top Channel/ Pezullimet? Kreu i PD: Kushtetuesja e ka rrëzuar këtë marrëzi në vitin 2002
Top News – Mbrojtja e ministrave nga pezullimi. PD mund ta çojë në Gjykatën Kushtetuese
Top Channel/ Rama: Karçanaj do dalë e pastër! Kryeministri prezanton Igli Tafën në AKSHI-t
DIGITALB DIGITALB