Një pensioniste britanike ka shokuar së fundmi shikuesit e programit të njohur të rrjetit britanik ITV, “This Morning” duke ndarë me ta detaje të imëta të jetës seksuale me të dashurin e saj 35 vjeçar nga Egjipti, me të cilin tashmë është martuar.
Mohamed Ahmed Ibriham raportohet se “ia ka marrë mendtë” gjyshes britanike Iris Jones, 80 vjeçe, që kur ata u njohën në Facebook vitin e kaluar, teksa më vonë ajo shkoi në Egjipt dhe u martua me të.
Agjencia egjiptiane Al-watan raportonte se pas martesës Mohamed tregonte: “Nuk dua as kombësinë as paratë e saj, unë punoj dhe jam i lumtur kështu, falë zotit jam i lumtur me paratë e mia.”
Martesa besohet se është kryer në Egjipt dhe Iris është konvertuar tashmë në fenë islame.
Iris u njoh fillimisht me të lindurin e Kairo Mohamed, në një grup në Facebook që eksploronte ateizmin.
Mohamed kishte shpallur dashurinë për të në rrjetet sociale dhe konfiroi ndjenjat e tij kur Iris erdhi ta takonte në aeroportin e Kairos.
Më herët ai tregonte: “Isha shumë nervoz por që në momentin e parë që hodha sytë mbi të e dija se ishte dashuri e pastër. Jam një burrë me fat që kam gjetur një grua si ajo”.
Mohamed punonte më parë si shef saldimesh por e la punën për të kaluar më shumë kohë me Iris, kur ajo erdhi në Kairo.
Ai jeton në një shtëpi me prindërit e tij, dy motrat dhe vëllezërit, por këmbëngul se nuk është me Iris për paratë e saj apo për një pasaportë në Britani.
Iris është një ish-pastruese dhe jeton në shtëpinë e saj me vlerë 220,000 paundë, si dhe ka pensionin prej 200 paundë në javë dhe disa të ardhura paaftësie shëndetësore.
Mohamed thotë: “Nuk dua t’ia di nëse është e pasur apo e varfër, unë dua të rri me të, kudo që të dëshirojë ajo, në Britani apo në Egjipt. Njerëzit besojnë se jam me të per arsyet e gabuara”.
“Edhe nëna ime e pëlqen Iris dhe ia kalojnë mirë, ka pak problem me gjuhën. Por nëna ime thotë nëse unë jam i lumtur edhe ajo është e lumtur”.
Iris është divorcuar 40 vjet më parë. Ajo ka kursyer disa para për t’u kthyer në Egjipt e për t’u martuar me Mohamed, i cili është nga qyteti i Gizas.
Në programin televiziv pensionistja nuk mbajti asnjë detaj për vete: “Nata e parë ishte pak e vështirë. Nuk kisha qenë me një burrë prej 35 vjetësh, më dukej vetja përsëri e virgjër. Kemi përdorur gati një tubetë lubrifikant”.
Prezantuesit nuk e mbanin dot veten nga të qeshurat, por Iris vazhdonte: “Ditën tjetër mezi ecja, më duket sikur i kisha hipur kalit, me një samar të keq, por gjithsesi e kaluam”.
Ndërsa Mohamed në një lidhje nga Kairo tregon se dashuria e tij për Iris është e vërtetë.
“Mund të duket pak e çuditshme të kesh gruan 20 vjet më të vjetër se nëna por dashuria nuk pyet, të verbon”.
Top Channel