Përmes një postimi në Twitter, kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha i kërkoi kryeministrit Edi Rama, që të lërë lojërat politike dhe t’u japë përgjigje disa pyetjeve lidhur me situatën në vend, të shkaktuar nga Covid-19.
“Edi Rama lëri shpifjet dhe lojërat politike, përgjigju pse nuk e hap Covid 4? Pse të infektuarit dergjen nëpër ambulanca e nuk ka vend për ta?”- shprehet Basha.
Më tej shton:
“Pse vazhdon vjedhjen dhe i le të sëmurët të vdesin rrugëve. Pasi shkatërrove ekonominë, tani po ju merr shqiptarëve jetën dhe shëndetin”.
Edi Rama leri shpifjet dhe lojërat politike, përgjigju pse nuk e hap Covid 4? Pse të infektuarit dergjen nëpër ambulanca e nuk ka vend për ta? Pse vazhdon vjedhjen dhe i le të sëmurët të vdesin rrugëve. Pasi shkatërrove ekonominë, tani po ju merr shqiptarëve jetën dhe shëndetin.
— Lulzim Basha (@lulzimbasha_al) November 8, 2020
Postimi në fjalë erdhi pak pas atij të Ramës në Twitter mbi raportin e Dick Marty-t për UÇK-në.
“Ilir a mund t’ia thuash shqiptarëve pse e votove pro raportin e Dick Marty, bashkë me Saliun kur ne e votuam kundër? Po ti Lulëzim a e sqaron dot çfarë dosje ke përgatitur për sajesën e Shtëpisë së Verdhë bashkë me mjekun peruan që dëshmon se ti ke mbledhur dëshmitë bashkë me të?”- shkroi Rama.
Top Channel