26/11 23:02
Eden Hazard nuk po gjen qetësi që kur u transferua te Reali i Madridit, pasi vetëm pak ditë pasi la pas krahëve dëmtimin e radhës, është infektuar nga koronavirusi dhe është vendosur në izolim menjëherë.
Lajmi është dhënë nga vetë klubi madrilen, që raporton se pas testeve të kryera nga skuadra dhe stafi, sulmuesi belg dhe mesfushori brazilian Casemiro kanë rezultuar pozitivë dhe nuk do të jenë pjesë e ekipit për transfertën ndaj Valencias.
Trajneri Zinedine Zidane do të duhet të bëjë pa dy prej titullarëve të tij, por gjithsesi kënaqet me faktin që pas transfertës në “Mestalla” do të ketë një ndërprerje dy javore dhe Hazard e Casemiro do të kenë kohën e duhur për të mposhtur koronavirusin.
Top Channel