
Tarifat e SHBA, dorëzohet Franca/ Pas takimit me Trumpin, Macron i dëshpëruar: Pak shpresë për t’i shmangur
28/02 19:59
Një hetim i tretë për korrupsion është hapur për ish-mbretin, Juan Carlos I të Spanjës.
Megjithëse Prokurori i Përgjithshëm Dolores Delgado dhe Kryeprokurori i Antikorrupsionit Alejandro Luzon, thanë se hetimi është ende në një fazë “embrionale”.
Ish-monarku akuzohet për një kontratë me Arabinë Saudite për ndërtimin e një linje hekurudhore të shpejtësisë të lartë, për të cilën gazeta zvicerane “La Tribune” shkroi se ish mbreti spanjoll ka marrë 100 milionë dollarë.
82-vjeçari Juan Carlos i ka mohuar në mënyrë kategorike këto akuza, megjithatë pas skandalit ai u largua nga vendi, pa specifikuar destinacionin e tij.
Top Channel