Aksident tragjik në Itali, humbin jetën dy të rinj 20 dhe 21 vjeç pas përplasjes së makinës me kamionin 12/10 22:57
Rreth 45 të huaj janë shpëtuar nga një varkë në zonën detare rreth 26 milje detare në juglindje të Kalamakit, në Kretë.
Sipas Rojës Bregdetare greke, varka u pikas nga një anije cisternë me flamur algjerian, e cila po kalonte në zonë. Pas konstatimit të situatës, u aktivizua një operacion i koordinuar nga Qendra e Unifikuar e Koordinimit të Kërkimit dhe Shpëtimit (EKSED).
Një anije e FRONTEX-it mbërriti në vendngjarje dhe mori në bord rreth 45 personat që ndodheshin në varkë.
Të shpëtuarit po transportohen drejt portit të Kala Limenas. Në zonën detare në momentin e operacionit po frynin erëra veriore me forcë 4 ballë.
Top Channel