Ish-sulmuesi i Hibernian dhe Rangers, Florian Kamberi, ka rezultuar pozitiv me koronavirus.

Konfirmimi erdhi nga klubi i tij, St Gallen, nëpërmjet një deklarate zyrtare. 25-vjeçari u largua Skocia për t’u bashkuar me skuadrën e Superligës së Zvicrës, në verë. Kamberi luajti si zëvendësues në humbjen 3-1 të St Gallen ndaj FC Basel, të dielën, megjithatë klubi tha se ai filloi të shfaqte simptomat e virusit të hënën në mbrëmje.

Sulmuesi i Kombëtares Shqiptare është vetë izoluar ndërsa St Gallen anuloi stërvitjen e së hënës. Infektimi i Kamberit do të thotë se do të humbasë grumbullimin me Shqipërinë (në rast se do të ishte në planet e Edy Rejas).

Florian Kamberi ende nuk ka shënuar për St Gallen në pesë paraqitje deri më tani në këtë sezon.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA