Kryeministri Edi Rama në një konferencë për shtyp në lidhje me rindërtimin ka folur për afatet se kur do të mbarojnë punimet për të gjitha banesat, apartamentet dhe shkollat.

Në fjalën e tij kryeministri u shpreh se një pjesë e madhe e shkollave do të mbarojnë me 26 nëntor, ndërsa pjesa tjetër që do të ndërtohen nga donacionet e Bashkimit Evropian do të mbarojnë brenda marsit të vitit të ardhshëm.

Gjithashtu Rama premtoi se deri në fund të marsit do të ndërtohen 2500 banesa private, ndërsa kantierët me pallatet do të jenë gati në 9 mujorin e parë të vitit 2021.

Rama theksoi se shtyrja e punimeve ka ndodhur si pasojë e një problem të madh që ishte pandemia.

Jemi në një proces të jashtëzakonshëm me shkollet, do të akomodojmë 14 mijë nxënës.

Procesi është drejt fundit dhe disa do të mbarojnë brenda 26 nëntorit.

Do të rindërtojmë 37 institucione shkollore që do të kenë një shumë prej 40 milionë dollarësh, ndërsa deri në fund të marsit do të ndërtojme 2500 banesa me një financim prej 60 milion dollarësh nga buxheti i shtetit.

Do të jenë gati brenda 9 mujorit të ardhshëm edhe 14 kantieret e ndërtimit të apartamenteve.

Mbetet nevoja për t’iu kërkuar të gjitha familjeve pak durim sepse procesi i rindërtimit ka pasur një pengesë të madhe sa I përket karantinës dhe disa për projekteve financohen nga donatorët, pasi të gjitha proceset bëhen vetë nga donatorët, pra nuk janë lënë në dorë qeverisë shqiptare, por i bëjnë vetë.

Shkollat janë njësoj me të gjitha parametrat evropiane, po ashtu edhe apartamentet”, u shpreh Rama.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA