Periudhë vërtetë e pafat për Myrto Uzunin. Pasi humbi ndeshjen ndaj Barcelonës së Lionel Messit, sulmuesi shqiptar do të mungojë edhe në sfidën që do të zhvillohet këtë të mërkurë në Budapest mes Ferencvarosit dhe Juventusit duke humbur edhe shansin për të sfiduar në fushë idhullin e tij Cristiano Ronaldo.
Uzuni prej gati 2 javësh po qëndron i izoluar në shtëpinë e tij pasi është prekur nga COVID-19 dhe ende nuk e ka fituar betejën me virusin vdekje-prurës kështu që është e sigurtë mungesa e tij në duelin ndaj bardhezinjëve.
Tashmë Myrto Uzuni nuk i mbetet gjë tjetër veçse të presë shërimin e tij të plotë në mënyrë që të sfidojë Ronaldon në sfidën e kthimit në Torino dhe të luajë ndaj Barcelonës në Budapest në muajin dhjetor duke u përballur edhe me Messin.
Top Channel