Aktori i famshëm i “Hollywood”-it, Johnny Depp, ka humbur betejën gjyqësore me median britanike “The Sun”. Ai kishte hedhur në gjyq median për një artikull që e përshkroi atë si dhunues ndaj ish-gruas së tij, Amber Heard.
57-vjeçari paditi botuesin e tabloidit, News Group Newspapers (NGN) dhe redaktorin ekzekutiv, Dan Wootton, mbi një artikull të vitit 2018. Në shkrimin në fjalë kishte prova se Depp kishte dhunuar ish-gruan e tij.
Ndërsa ditën e sotme, mediat e huaja shkruajnë se gjykatësi hodhi poshtë pretendimin e yllit ‘Pirates Of the Caribbean’, duke thënë se ajo çfarë është raportuar nga gazeta ishte “thelbësisht e vërtetë”.
Gjithashtu avokati i botuesit të “The Sun”, Sasha Wass QC, argumentoi se “nuk ka dyshim që Depp abuzonte rregullisht dhe sistematikisht me gruan e tij”.
Aktori me famë botërore vazhdimisht ka mohuar akuzat, duke pretenduar se ishte ish-gruaja e tij që ka qenë e dhunshme me të. Nga ana tjetër ky vendim i gjykatës shihet si një fitore e ‘raundit të parë’ për Heard.
Top Channel