24/11 09:50
Ana Kanuri është vajza më e re që iu bashkua emisionit “Për’Puthen”
Produksioni i dhuroi asaj mundësinë që të zgjidhte dy djem në një takim të improvizuar në studio. Përzgjedhjet e 26-vjeçares ishin Mevlani dhe Fatjoni.
Të dyja takimet shkuan shumë mirë dhe një koment për to kishte vetë Ana. Ajo tha se Fatjoni ishte pak më i lirshëm në raport me kamerat, ndërsa për Mevlanin tha se u prezantua disi i “frikësuar”, pas eksperiencave të dështuara me vajzat e tjera të emisionit.
“Fatjoni është djali që i bën ballë situatave, është shumë më i lirshëm. Mevlani ka pasur frikën që të mos e refuzojnë, të duket sa më mirë”, tha Ana.
Top Channel