Dy takime që në nisje/ Ana e re përshkruan djemtë: Mevlani i frikësuar, Fatjoni…

02/11/2020 19:56

Ana Kanuri është vajza më e re që iu bashkua emisionit “Për’Puthen”

Produksioni i dhuroi asaj mundësinë që të zgjidhte dy djem në një takim të improvizuar në studio. Përzgjedhjet e 26-vjeçares ishin Mevlani dhe Fatjoni.

Të dyja takimet shkuan shumë mirë dhe një koment për to kishte vetë Ana. Ajo tha se Fatjoni ishte pak më i lirshëm në raport me kamerat, ndërsa për Mevlanin tha se u prezantua disi i “frikësuar”, pas eksperiencave të dështuara me vajzat e tjera të emisionit.

“Fatjoni është djali që i bën ballë situatave, është shumë më i lirshëm. Mevlani ka pasur frikën që të mos e refuzojnë, të duket sa më mirë”, tha Ana.

FOTO GALERI
2/8

Top Channel