Shembja e shkollës “Sami Frashëri”/ PD: Veliaj gënjen. Kryetari i Bashkisë në hapjen e themeleve të shkollës së re
29/10/2020 15:15
Ish deputetja e partisë demokratike, Jorida Tabaku akuzoi kryetarin e bashkisë së Tiranës për prishjen e gjimnazit Sami Frashri gjatë pandemisë.
Tabaku nxjerr dhe këtë deklaratë të Veliajt.
Ndërkohë Bashkia njoftoi sot se nisi hapja e themeleve për ndërtimin e shkollës së re “Sami Frashëri”, e cila do të jetë dy herë më e madhe, me 49 klasa, 8 laboratorë, bibliotekë, mjedise të përbashkëta, palestra, fusha të jashtme sportive, në të njëjtin vend ku ishte shkolla e vjetër, në Rrugën e Barrikadave.
Veliaj po ashtu tha se shkolla e re do t’i japë fund mësimit me dy turne.
Top Channel