Rikthehet terrori në Francë, vriten tre vetë në mes të Nice-s/ Pamjet nga sulmi terrorist

29/10/2020 12:42

Spiralja e urrejtjes dhe dhunës në Francë, nuk frenon. Vetëm pak ditë pas sulmit që tronditi vendin e mbarë botën perëndimore, kur një 18 vjecar vrau në mes të rrugë mësuesin Samuel Paty, një tjetër episod makabër u shënua mëngjesin e sotëm në Nice.

Një gruaje i është prere koka e dy persona të tjerë janë vrarë gjatë një sulmi me thikë pranë katedrales se qytetit bregdetar. Kryebashkiaku i Christian Estrosi pohoi se ngjarja po trajtohet si akt terrorist. Agresori, i ndaluar tashmë nga policia, përsëriste pa reshtur: Allahu Akbhar!

Ministri i brendshëm i bëri thirrje njerëzve të shmangin daljet në zonën qëndrore te qytetit të bukur te rivierës franceze, i cili 14 korrikun e vitit 2016, në ditën e bastisjes, u bë skenë e njërit prej sulmeve me vdekjeprurëse të viteve të fundit në vend kur një 31 vjeçar tunizian përplasi me kamion njerëzit e ndodhur ne shëtitore duke vrare 86 persona. Sulmi i sotëm vjen në një kohë tensionesh dhe frike në Francë, mes përplasjeve mbi karikaturat e profetit Muhamed te publikuara nga revista satirike Charlie Hebdo.

Parisi zyrtar shkaktoi zemërimin e Turqisë dhe Iranit duke marrë një linjë të ashpër në mbrojtjen e karikaturave të profetit, të konsideruara blasfemi nga myslimanët. Paty humbi jetën pikërisht sepse i tregoi vizatimet në fjalë nxënësve të tij, teksa i mëshonte idesë së lirisë së mendimit. Macron e ka bërë të qartë se do të dyfishojë përpjekjet për të mos lejuar që bindjet konservatore islamike, siç thotë ai, të përmbysin vlerat franceze.

FOTO GALERI
2/20

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA