Alarmet e rreme për bomba, grupi ekstremist rus dyshohet pas kërcënimeve në mbi 27 fluturime në Europë Një barriere tjetër gjigante koralore është zbuluar në skajin më verior të barrierës ekzistuese të Australisë, zbulimi i parë i këtij lloji ky në 120 vjet sipas shkencëtarëve.
Me një lartësi prej 500 metrash, barrierë e re është praktikisht më e lartë se Empire State Building e Nju Jorkut dhe Kullat Binjake Petronas në Kuala Lumpur të Malajzisë. Studiuesit e përfshirë në një mision 12 mujor kërkimesh, e zbuluan strukturën e shkëputur korale teksa po realizonin hartat 3D të shtratit të detit në atë zonë. Një ekip në bordin e anijes kërkimore në grupit jofitimprurës Schmidt Ocean Institute (SOI), të përdorur për këtë ekspeditë, dërgoi një robot nënujor për të eksploruar barrierën e stërmadhe. Drejtues të misionit thanë se ky zbulim dëshmon qartë sesa është “ bota përtej vijës sonë bregdetare”.
Barriera koralore e Australisë, më e madhja e këtij lloji në botë, është shtëpi e më shumë se 1500 lloje peshqish, 411 lloje koralesh e dhjetëra speciesh të tjera. e shtrirë në më shumë se 2,300 km, ajo u caktua në 1981-shin si zonë e Trashëgimisë Botërore “rëndësinë e tij të madhe shkencore” që ka. Por vitet e fundit, është dëmtuar shumë nga ngrohja e detit që ka shkatërruar një pjesë të koraleve e ka shpejtuar rritjen e algave dhe ndotësve të tjerë. E teksa barriere në fjalë rezultonte të kishte humbur më shumë se gjysmën e koraleve të saj që nga 1995-sa, natyra duket kishte krijuar një tjetër strehë për to.
Top Channel