UEFA ka publikuar raportin e saj teknik për sezonin e kaluar duke nxjerrë detaje shumë interesante në lidhje me performancën e ekipeve dhe lojtarëve.
Një renditje që është gjithmonë pikante për t’u parë është ajo e futbollistëve më të shpejtë. Në këtë rast, qeveria e futbollit kontinental vendosi Kilian Mbappe si futbollistin më të shpejtë në garë me një shpejtësi maksimale prej 33,98 kilometra në orë. Është për t’u habitur gjithashtu se futbollisti që e pason bomberin francez në vendin e dytë është Lukas Klostermann.
Qendërmbrojtësi gjerman 24-vjeçar i Leipzig arriti një shpejtësi maksimale prej 33,71 kilometra në orë. Mbrojtësi që aktivizohet në shumë poziticione për ekipin e Nagelsmann ka një gjatësi që gjithashtu i lejon atij të jetë një siguri në prapavijë. Jo më kot, disa nga klubet më të mira në Evropë, përfshirë Atlético, kanë pyetur tashmë për situatën e mbrojtësit gjerman, një lojtar shumë i kërkuar.
Podiumi i sprinters më të mirë kompletohet nga Hateboer. Holandezi i skuadrës së Atalanta kishte një sezon të shkëlqyeshëm dhe falë hapit të tij të fuqishëm, ai arriti 33,71 kilometra në orë. Në pozicionin e katërt një tjetër anësor si Achraf Hakimi. Duke luajtur për Dortmund, ai arriti në 33.46 kilometra në orë në një ndeshje kundër PSG.
Top Channel