Melania Trump aktualisht shpreson që burri i saj Donald Trump të dalë fitimtar në zgjedhjet presidenciale por në një rrëfim të ish-të dashurit të saj para se ajo të njihej me miliarderin, ish-modelja ishte një tjetër person.
Zonja e parë ka lindur me emrin Melanija Knavs në Novo Mesto, Sloveni, dhe është rritur në Sevnica me babanë Viktor, nënën Amalija dhe motrën Ines.
Viktor drejtonte një dyqan makinash ndërsa Amalija ishte rrobaqepëse.
Melania shkoi në shkollë të mesme në kryeqytetin Ljubljana dhe studioi një vit në universitet para ta linte studimin për t’u bërë fotomodele.
Ish-i dashuri i saj Jure Zorcic, njohu Melania në verën e 1991 kur ajo ishte 21 vjeçe.
Ai thotë: “Kur u takuam ne, ishte si një film. Ishte një ditë e nxehtë vere, në pushimin mes luftërave në Slloveni. Për ne ishte nisja e një epoke të re politike, qyteti ishte i zbrazur, i bllokuar nga ushtria.
“Unë isha me motoçikletë kurse ajo po ecte në rrugë. Ndalova për një moment dhe mendova: ‘Kush është kjo vajzë, qenka shumë e bukur dhe duhet ta ndjek’”.
Zorcic shton se ndaloi motoçikletën dhe i foli Melanias e më pas e mori për të pirë një kafe. Prej aty çifti u shoqëruan bashkë për disa muaj dhe kalonin verën në bregdetin kroat.
Zorcic ka folur me rrjetin ABC News në 2016, duke lavdëruar Melanian për bukurinë.
“Isha i impresionuar prej saj nga momenti i parë. Vishej gjithmonë mirë dhe sillej me klas. Ishte e gjatë, dhe me flokë të gjatë që i binin në fytyrë, mezi i shikoje sytë. Ajo dëshironte gjithmonë të jetonte jashtë”.
Dhe me sa duket Melania e realizoi ëndrrën e saj duke jetuar si fotomodele nga Milano në Paris për një periudhë kohe.
Më në fund ajo vendosi të shkonte në SHBA ku u njoh me pronarin e agjencisë Metropolitan Models, Paolo Zampolli, i cili ishte gjithashtu mik i burrit të saj të ardhshëm.
Kur Melania u vendos në Manhattan, Zampolli e ndihmoi atë duke e njohur me fotografin Mattheë Atanian.
Zorcic thotë se ishte ëndrra e hershme e Melanias të vendosej në Nju Jork dhe shton se kur ata u takuan përsëri në vitin 2000, Melania i kishte folur në anglisht dhe jo në sllovenisht.
“Unë e pyeta: Mos ke harruar qe je sllovene? Ajo më tha se kalonte kohën mes New York e Florida dhe se nuk do të kthehej kurrë më në Slloveni.”
Duke komentuar martesën e saj me Trump, Zorcic tha se besonte se ishte “fati”.
“Askush nuk e besonte 20 vjet më parë se ajo do të përfundonte në majën e botës, në Kullën Trump, as ajo vetë!”
Top Channel