Policia e Lezhës ka shoqëruar një shtetas francez që dyshohet të ketë udhëtuar me jahtin i cili u gjend i braktisur disa ditë më parë në zonën e Godullës në Kurbin.
Jahti u ankorua në portin e Shëngjinit për kryerjen e veprimeve të mëtejshme nga prokuroria dhe policia e Lezhës.
Policia dhe prokuroria kanë dyshime të forta se ky jaht mund të përdorej për transport të lëndëve narkotike pasi në afërsi të tokës është gjetur edhe një gomone e braktisur.
Me emrin ‘Tai pan’ në pronësi të një shtetasi italian dhe me një flamur slloven, Policia kufitare e gjeti jahtin me spiranca në det.
Ky është mjeti lundrues i dytë që gjendet i braktisur në afërsi të Shëngjinit, ku një vit më parë u gjet edhe jahti turk i braktisur në të cilin udhëtonte një shtetas turk i cili vijon të jetë i humbur.
Top Channel