“Po përdor postin për shantazh“/ Berisha dënon deklaratën e Hysenit ndaj Klodiana Lalës: Më vonë mund t’u bëjë shantazh prokurorëve Një person është paraqitur i plagosur me armë mesditën e sotme në Spitalin Rajonal të Lezhës.
Sipas burimeve nga spitali, i plagosuri ka marrë plagë në pjesën e barkut dhe, pas marrjes së ndihmës së parë, po transportohet drejt Spitalit të Traumës në Tiranë për trajtim të specializuar.
Sakaq pritet informacioni zyrtar i Policisë për të zbardhur ngjarjen dhe mënyrën se si është dëmtuar personi.
“Rreth orës 13:15, në fshatin Manati, Lezhë, në rrethana ende të paqarta, është plagosur me armë zjarri shtetasi D. P., i cili është transportuar në Spitalin e Traumës, Tiranë, për ndihmë mjekësore.
Shërbimet e Policisë janë në vendngjarje dhe vijojnë kontrollet për kapjen e autorit/ëve. Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes“, thuhet në njoftimin e policisë.
Top Channel