Këto ishin provat fizike që nxorën nga ‘loja’ 321 pretendentë  për hetues të FBI shqiptare. Dhe ky reduktim i ndjeshëm që ka lënë pak konkurrentë në garën e mëtejshme mund të sjellë një apel të dytë, menjëherë sapo të mbyllen testet e kësaj gare.

Numri prej 654 aplikantësh ra ndjeshëm nga prova në provë, dhe sipas parashikimeve të komisionit të vlerësimit me të njëjtat ritme do të ngecin në pengesat  e mëpasshme të poligrafit, vettingut dhe pyetjeve përballë edhe shumë të tjerë nga  103 të mbeturit në garë

Me shume mundësi Byroja Kombëtare e Hetimit do të nisë nga puna e paplotë, pasi parashikohet që nga KJO GARË TË MOS gjenden 60 hetuesit më të mirë që do të investigojnë kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit. 103 kandidatët që kanë mbetur në garë i presin teste të tjera, ndërsa gjatë ditës së hënë ata ju nënshtruar esesë ku dhe përshkruan se si e mendojnë ata ta hetojnë korrupsionin dhe krimin e organizuar.

Por gjatë ditës të pakënaqurit nga testi fizik ju drejtuan gjykatës me padi ku kërkohet pezullimi i procesit te  përzgjedhjes nen argumentin se gara nuk ishte transparente dhe nuk kishte kritere te qarta se sa pike fitoheshin nga secili ushtrim.Por të kundërtën insiston BKH qe këmbëngul se gjithë procesi po monitorohet nga ndërkombëtaret dhe ka kritere te forta.

Njëkohësisht me padinë civile, konkurrentet humbës paralajmërojnë jo zyrtarisht edhe kallëzim penal. Pavarësisht situatës, BKH deklaron se te hënën mbylli testin e radhës dhe pas korrigjimeve te essese do te afishoje datën e radhës për këdo qe mbetet ne gare  dhe qe e pret prova e radhës, testi balle përballe.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA