Atletika përjashton Luiza Gegën! Kampionia flet për Top Channel: Zgjedhjet në federatë po manipulohen, duan ta marrin fitoren në tavolinë
26/11 12:38
Presidenti i Barcelonës dhe i gjithë bordi drejtuesi i klubit katalanas pritet të japin sot dorëheqjen, raporton e përditshmja katalanase “Sport”.
Siç dihet ishte planifikuar tashmë një mocion mosbesimi ndaj presidentit aktual, i cili pritet të mbahet së shpejti, por Bartomeu kishe kërkuar shtyrjen e këtij mocioni duke u arsyetuar se kjo do ta rrezikonte shëndetin e pjesëmarrësve në votim nga virusi Covid-19.
Kërkesa e tij nuk është miratuar dhe ne shenjë revolte, Bartomeu raportohet se i ka kërkuar bordit dorëheqjen e menjëhershme.
Gjithnjë sipas “Marca”, sot pritet të mbahet një konferencë për media ku edhe pritet të njoftohet për dorëheqjen e Bartomeut dhe të gjithë bordit drejtues të Barcelonës.
Top Channel