Ka filluar debati i fundit presidencial në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku presidenti Donald Trump përballet me kandidatin demokrat, Joe Biden.

Në debatin që zhvillohet në Nashville dhe moderohet nga moderatorja Kristen Welker e “NBC News”, tema e parë e diskutimit ishte mbi pandeminë e koronavirusit.

Kandidati Demokrat Joe Biden tha se qindra amerikanë po vdesin nga Covid-19 dhe se presidenti aktual nuk e ka një plan.

“Qindra amerikane po vdesin nga virusi dhe presidenti nuk e ka një plan. “Unë do të kujdesem për këtë, unë do t’i jap fund kësaj, unë sigurohem se ne e kemi një plan”- tha Biden.

Gjithashtu Biden u ndal edhe tek mbajtja e maskës. Ai tha se duke vënë maskën mund të shpëtojmë qindra jetë.

“Në qoftë se ne vendosim këtë maskë, ne mund të shpëtojmë 100 mijë jetë”- tha Biden.

Top Channel