5-vjeçari i lumtur sjell të gjithë klasën e kopshtit në ceremoninë e adoptimit (foto)

23/10/2020 21:09

Një djalë 5-vjeçar në SHBA ishte aq i lumtur për gjetjen më në fund të familjes që do e adoptointe sa që ftoi në ceremoninë zyrtare të gjithë shokët e kopshtit në Michigan.

Faqja e internetit në kontenë e Kent shpërndau fotot nga seanca dëgjimore e adoptimit të Michael Orlando Jr. ku tregohej djali i vogël, prindërit e tij të rinj dhe shokët e klasës që mbanin lart shenja zemre.

Bashkë me prindërti e tij Michael u ul në tavolinë me gjykatësen Patricia Gardner ku ata u bënë zyrtarisht një familje.

Michael nuk i përmbante dot emocionet e tij kur u intervistua nga televizionet vendase. “E dua shumë babin tim, e dua shumë”, thoshte femija me origjine afro-amerikane.

Mediat tregonin gjithashtu se të gjithë shokët e ftuar të Michael u prezantuan të gjykatësja dhe shprehën mendimet e tyre pozitive për të.

“Ne e kishim nisur vitin shkollor si një familje. Familja nuk duhet të jetë me doemos nga ADN, sepse familja është mbështetje e dashuri,” tha mësuesja e kopshtit.

FOTO GALERI
2/8

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA