Zyrtarët amerikanë/ Rusia e Irani ndërhynë në zgjedhje

22/10/2020 12:42

Zyrtarët amerikanë të sigurisë kombëtare thonë se Irani është përgjegjës për dërgimin e email-eve kërcënuese votuesve demokratë.

Email-et duket se vinin nga një grup pro Trump i krahut të djathtë dhe duhej të nxisnin zemërim – tha drejtori i inteligjencës kombëtare, John Ratcliffe. Ai shtoi se zyrtarët amerikanë kanë zbuluar se Irani dhe Rusia kanë mundur po ashtu të shtijnë në dorë disa informacione mbi regjistrimin e votuesve. Njoftimi vjen vetëm 13 ditë para zgjedhjeve presidenciale në SHBA.

Një raportim i tillë i inteligjencës, kaq pak kohë para zgjedhjeve, konsiderohet si një testament për shqetësimet e qeverisë në lidhje me ndërhyrjen në zgjedhje dhe fushatat dezinformuese nga faktorë të jashtëm. Ratcliffe tha se email-et e nisura nga Irani, e që pretendohej se ishin dërguar nga grupi i ekstremit të djathtë Proud Boys, kishin si qëllim të frikësonin votuesit, të ndiznin zemërimin dhe të dëmtonin presidentin Donald Trump.

Ndërsa të dhënat e votuesve, sipas tij, mund të përdoren në përpjekje për të komunikuar informacione false të zgjedhësve të regjistruar që shpresojnë se do të shkaktojnë kaos e konfuzion dhe të cënojnë besimin tek demokracia amerikane. Zyrtarët sipas Ratcliffe nuk kanë parë të njëjtat veprime nga rusia por janë të ndërgjegjshëm se ata kanë informacione për votuesit.

Top Channel