Europa është përfshirë nga vala e dytë të epidemisë së koronavirusit dhe një tendencë veçanërisht shqetësuese ka filluar të shfaqet ngadalë: infektimet mes moshave të thyera po shtohen me ritme të larta.

Gjatë muajve të verës, infeksioni mori hov më shume mes të rinjve që filluan të frekuentonin në masë baret, restorantet e hapësirat e tjera publike. Kjo bëri që niveli i vdekjeve të mbetej relativisht i ulët, sepse të rinjtë përgjithësisht arrijnë ta kapërcejnë sëmundjen pa shkuar në fazat më të rënda të saj. Por Qendra Europiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve (ECDC) paralajmëroi tani se po infektohen më tepër të moshuarit, pikërisht ajo kategori që konsiderohet më e cenueshme prej pandemisë.

Raporti i cituar nga CNN tregon se të paktën 13 vende në Europë panë nivele të reja infeksioni mes personave nga 65 vjeç e lart. Shkalla e infeksionit mes kësaj grupmoshe në disa vende të Europës Lindore tani është se dyfishi I asaj që ishte gjatë valës së parë të sëmundjes, e më shqetësuese situata paraqitet ne Republikën Çeke, Rumani, Slloveni dhe Hungari. Sipas OBSH, deri në fund të gushtit pothuajse 88% e të gjitha vdekjeve në kontinent ishin të këtyre moshave.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA