UEFA nuk ka asnjë dyshim; sfida e Europa League mes Napolit dhe Alkmaarit do të duhet të luhet, pavarësisht rasteve të shumta me Covid te skuadra holandeze, ku 13 lojtarë janë në izolim. Është protokolli i qeverisë së futbollit evropian që e thotë qartë se kjo përballje duhet te zhvillohet.
Në fakt Alkmaari ka mundësinë që të vërë në dispozicion 17 futbollistë duke përfshirë edhe portierin për këtë ndeshje, kështu që nuk ka asnjë arsye që kjo përballje të shtyhet.
Ky pozicion i UEFA është konfirmuar edhe nga anëtari i Komitetit Ekzekutiv i ketij institucioni dhe president i FSHF , Armand Duka që në një intervistë për median italiane theksoi se protokolli është i qartë për të gjithat federatat dhe se UEFA është në kontakt të vazhdueshëm me Alkmaarin dhe nuk e merr në konsideratë shtyrjen e ndeshjes
Por në këtë rast mund të ndërhyjnë autoritetet shëndetësore rajonale që mund të ndryshojnë gjërat. Nëse Agjencia Rajonale e Napolit do të ndalojë zhvillimin e ndeshjes, atëherë as UEFA nuk mund të kundërshtojë këtë masë dhe ndeshje mund të shtyhet.
Por në këtë pikë, problemet janë të mëdha pasi kalendari është shumë i ngjeshur për të gjetur data të lira, kështu që për momentin, sfida mes Napolit dhe Alkmaar parashikohet të zhvillohet rregullisht.
Top Channel