Sulm me dronë pranë kufirit me Venezuelën, gjashtë ushtarë të vrarë, dhjetëra të plagosur në Kolumbi
Studiues mjekësore kanë bërë së fundmi një zbulim të rëndësishëm anatomik, të asaj që mund të quhet një organ i ri në qendër të kokës së njeriut.
Zbulimi u bë rastësisht nga doktorë në Hollandë, të cilet po ekzaminonin 100 pacientë të kancerit të prostatës me një skaner të avancuar të quajtur PSMA PET/CT.
Kjo mënyrë diagnostikimi bëhet duke u shoqeruar me injektimin e glukozës radioaktive për të evidentuar më mirë tumoret në trup.
Por në rastin në fjalë doktorët zbuluan diçka krejt të re të vendosur prapa nazo-farinksit.
Organi i ri dukej si një grup misterioz gjendrash salive (të ngjashme me pështymën) të fshehura në brendësi të kokës së njeriut.
Diçka e tillë u zbulua në vitin 2020 dhe nuk dihej prej shekujsh, pasi deri së fundmi njiheshin tre gjendra kryesore salive — ato parotide, submandibulare, dhe gjendrat e nëngjuhës.
Onkologu Wouter Vogel i Institutit Holandez të Kancerit, thotë: “Vetëm gjendrat e salivës në nazofarinks janë mikroskopike, ndërsa rreth 1000 të tjera janë të shpërndara në mukozën e gojës, kështu që ne u surprizuam shumë me zbulimit e këtij tipi të ri.
Tashmë mund të shtojnë tipin e katërt të gjendrave të vendosur prapa hundës, mbi tavanin e gojës, shume pranë qendër së kokës njerëzore”.
Ai shton: “Dy zonat e reja që u ndriçuan gjatë skanimit kishin karakteristika të ndryshme të gjendrave salivare. Ne vendosën t’i quajmë gjendrat tubariale, duke iu referuar vendndodhjes së tyre anatomike [mbi torus tubarius]”.
Këto gjendra tubariale u panë në skanim që ekzistonin në të gjithë pacientët, së bashku me lidhjet e tyre me tubin e nazo-faringut.
“Me sa dimë ne kjo strukturë nuk njihej më parë në përshkrimet anatomike”, thonin studiuesit.
Zbulimi i ri ka ende nevojë të përsëritet dhe vlerësohet nga komuniteti i fushës por patologët thonë se nëse konfirmohet, do të ndryshojë mënyrën e studimit të sëmundjeve në këtë rajon të kokës.
Top Channel