Rudy Giuliani, ish kryebashkiaku i New York dhe këshilltari aktual i presidentit të SHBA, është bërë pa dashje personazhi kryesor i kamerave të fshehta të humoristit ekstrem britanik Sacha Baron Cohen, me personazhin e tij të njohur ‘Borat’.
E përditshmja britanike “Guardian” raporton se para disa muajsh Giuliani u bind të intervistohej nga “e bija” joshese e Borat, Tutar, që hiqej si gazetare konservative.
Ajo e merr politikanin në një dhomë hoteli, ku Giuliani rehatohet në krevat dhe ajo duket se e prek në pantallona, ndërsa më pas në dhomë hyn Borat që duket se “kap në flagrancë” ish-kryebashkiakun.
Personazhi i humorit hiqet si i zemëruar dhe nis të kritikojë me ironi Giuliani-n. “Ajo është 15 vjeçe. Është shumë e vjetër për ty”, nis të bërtasë Cohen duke tentuar të përzërë Giulianin nga “bija” e tij, e luajtur nga aktorja Maria Bakalova.
Giuliani e kishte përmendur situatën e lojës së kamerave në korrik, por nuk iu referua faktit se ishte kapur në një situatë kompromentuese.
Giuliani tregon për episodin: “Një burrë hyn brenda duke vrapuar, i veshur si i çmendur, me një kostum rozë, tip transgjinori. Ishte absurd, kishte mjekër, këmbë të zhveshura, nuk ishte diçka që mund ta quaje tërheqëse”.
Giuliani nuk e kishte njohur humoristin britanik Cohen dhe shpejt kishte njoftuar policinë.
“Ky person hyri duke bërtitur dhe mendova se duhet të jetë një mashtrim prandaj e raportova në polici. Ai më pas iku me vrap”, thotë ish-kryebashkiaku i New York City.
Incidenti i 7 korrikut ndodhi në Mark Hotel në New York City.
Guiliani tregon: “Vetëm më vonë kuptova se ishte Sacha Baron Cohen dhe mendova për të gjithë njerëzit që ka gënjyer më parë në skecet e tij. U ndjeva mirë që mua nuk arriti të më fusë në kurth”.
Por tashmë episodi i Giuliani do të shfaqet në serinë e re të Borat nga aktori që luan dhe personazhin e njohur satirik Ali G.
Zhvillimet vijnë në një kohë kur Giuliani në mes të skandalit me laptopin e Hunter Biden, djali i dytë i rivalit të Trump Joe Biden.
Giuliani thotë se mori të dhënat nga laptopi prej një dyqani kompjuterash dhe i kishte ndarë me gazetarët e të përditshmes New York Post. Ato konfirmonin takimet e dyshimta të biznesit me zyrtarë të kompanisë ukrainase Burisma në prill 2015.
Top Channel