PD kallëzim në SPAK për inceneratorët/ Lefter Koka në ‘Open’: Punët me para bëhen! Tabaku: Pse u detyruar kompania të fshihej

19/10/2020 21:24

Partia Demokratike ka dorëzuar në SPAK një tjetër padi për çështjen e inceneratorëve. Sipas PD ka kërkuar nga SPAK që ta hetojë çështjen por s’ka reaguar dhe sot jemi këtu për të dorëzuar materialet.

Ndërkohë sot në emisionin ‘Open’ ish-ministrin Lefter Koka ka deklaruar se menaxhimi i parave është bërë pa korrupsion dhe një investim sipas tij sigurisht që bëhet me para.

“Punët me para bëhen dhe ministër je për të zbatuar ligjin. Por për të harxhuar aq shumë energji për të ndaluar portalet të flasin kjo nuk është rruga e duhur. Fjala hajdut në politikë është bërë fjala më vunerabël.”  ka thënë Lefter Koka.

Ndërkohë nga ana tjetër ish deputetja e PD-së Jorida Tabaku ka thënë : Zoti Koka ka qenë prezent në sallë që shpjegova procedurat për këtë aferë. Kam gjykuar se ka qenë imponim i Kryeministrit. Dua të them se a ka pasur në Shqipëri një plan urban që incenerimi do jetë e ardhura? A ka pasur dokument që nga 12 landfillera të kalojmë në kompani inceneratorësh me pronarë të fshehur. Kjo nuk është çështje mjedisore por ligjore.  Pse u detyruar kompania të fshihej nga kompanitë e tjera.

Koka: Në 10 vjet janë 600-700 mijë ton mbetje. Dhe shkon në 10 metra lartësi dhe ujërat kontaminonin sipërfaqen. Digjeshin mbetje të rrezikshme dhe për ta ulur këtë digjeshin. Ishte problem i mbetjeve.  Kishte një kosto deri në 400 mijë euro në vit. E gjithë bota po e ndjek incenerimin. I kujtoj Tabakut se në propozimin që kam bërë nuk ka vend në botë që mbetjet të jenë fitimprurëse. 29 euro për ton është dy apo tre kafe në vit për një familje. Është e gjitha një cikël është landfilli, impianti i ujërave dhe djegia. Qeveria vendosi një për Elbasanin dhe Fierin. 129 mln euro që kushton impianti i Tiranës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA