Leo Messi vazhdon të jetë temë dite në shtypin britanik. Disa medie angleze shkruajnë se ka përpjekje të reja nga Manchester City për të siguruar shërbimet e “yllit” të Barcelonës, kontrata e të cilit me klubin “blaugrana” përfundon verën e ardhshme. Meqenëse në qershor “Pleshti” do të largohej me parametër zero, Barcelona mund të pranojë ofertën e Citizens që në janar, për të mbushur sadopak arkat e klubit.
E ndërsa “Daily Mirror” thekson se Barcelona me shumë mundësi do ta humbje “yllin” e saj sezonin e ardhshëm, “Daily Star” shkon shumë më tej dhe tregon se Manchester City mund të bëjë një ofertë prej rreth 15 milionë stërlinash (rreth 17 milionë euro) për marrë Messin kur të hapet tregu i transferimeve dimërore. City, në këtë rast, do të shfrytëzonte situatën e vështirë ekonomike të klubit “blaugrana”.
Nga ana e tij, Leo Messi e ka bërë të qartë në një intervistë të gjatë në të cilën, ndër të tjera, premtoi se do të përkushtohej maksimalisht për të ndihmuar ekipin që të arrijë suksese këtë sezon. Ai nuk dëshiron të dëgjojë asgjë tjetër për largimin e tij.
Top Channel