Nga fundi i viteve 90`, Tom Hanks dhe regjisori Robert Zemeckis, që kishte drejtuar filmin e njohur «Forrest Gump», patën një tjetër bashkëpunim.
Rezultati i tij ishte filmi “I Humburi”, i cili rrëfen historinë e Chuck Noland, drejtues operativ i kompanisë FedEx, i cili përfundon në një ishull të shkretë pas një fatkeqësie ajrore, dhe përpiqet me çdo mënyrë të mbijetojë. Për interpretimin e tij, Hanks në 2001-shin mori dhe një Golden Globe si aktori më i mirë, por nuk arriti dot Oskarin, edhe pse ishte nominuar.
Fati i tij i keq ishte se atë vit garonte dhe Russell Crowe me “Gladiatorin”, dhe nuk ka dyshim se cili prej të dyve do ta rrëmbente statuetën. Për atë film, Tom Hanks u detyrua të humbiste 23 kilogramë. Por sakrificat e tij nuk përfundonin këtu. Gjatë xhirimit të një skene aktori I famshëm ishte lënduar në këmbë, dhe ishte kuruar keq. Plaga qe infektuar dhe kur më në fund pas dy javësh kishte shkuar tek mjeku, ai i kishte thënë se duhej shtruar në spital, pasi infeksioni rrezikonte seriozisht t`i kalonte ne gjak e t`i kushtonte jetën.
Top Channel