Atalanta dhe tifozët e saj më në fund mund t’i gëzohen kthimit të Josip Ilicicit. Trajneri Gian Piero Gasperini tashmë ka njoftuar se sulmuesi slloven do të jetë i grumbulluar për transfertën me Napolin, madje mund të zbresë në fushë.
Ilicic, përgjithësisht jo shumë aktiv në rrjetet sociale, postoi një imazh ku shfaqej i buzëqeshur, shoqëruar me një mesazh për tifozët e Bergamos: “Faleminderit të gjithëve për mesazhet e këtyre muajve, u ktheva!”
Ilicic u “arratis” pa dhënë asnjë shpjegim pak para se Atalanta të përballej me PSG-në në çerekfinale të Championsit. Atëherë u tha se sulmuesi kishte rënë në dispozicion pasi e kishte tradhtuar bashkëshortja. Ilicic duket se ka kaluar këtë moment të vështirë në jetën private e tashmë është gati të japë kontributin e tij në sulmin e Atalantës.
Top Channel