Plagosja e dyfishtë në Malësinë e Madhe, babi i 19-vjeçarit i bën thirrje publike: Dorëzohu…baba të ka shpirt!

14/10/2020 12:26

SHKODËR- Babai i autorit të plagosjes së dyfishtë në Malësinë e Madhe, Arben Hasanaj i ka bërë thirrje djalit të tij që të dorëzohet.

Ilirjan Hasanaj, 19-vjeçari i cili akuzohet se kreu atentatin ndaj shefit të Policisë Bashkiake në Malësinë e Madhe, është ende në kërkim, ndërsa babai i tij  me anë të një statusi në rrjetet sociale i bën thirrje që të dorëzohet dhe se e pret në shtëpi.

“Thirrje publike Drejtuar djalit tem Ilirianit te dorezohesh nje ore e me pare ne Drejtorin, komisariatin, apo piken me te afert te policise se shtetit. I lutem çdo njeriu qe din apo ka dieni te me njoftoje. Baba i jot te pret nje ore e me pare kam ardh jam ne Shqiperi.  Baba te ka shpirt.” shkruan Arben Hasanaj, i cili thuhet se është një ish-polic.

Ndaj 19-vjeçarit sipas policisë ka prova që vërtetojnë se ka qenë autori i atentatit ndaj shefit të policisë, Mentor Hasanaj, i plagosur rëndë së bashkë me babanë e tij Xhelal Hasanaj.

Rreth 6 orë pas ngjarjes, u gjet motori pa targa që 19-vjeçari përdori në atentat, një skafandër dhe sende të tjera.

Ngjarja u regjistrua të dielën që lamë pas, rreth orës në orën 12:30, në aksin rrugor Shkodër-Malësi e Madhe, te rrethrrotullimi i “5 Heronjve”, ku 19-vjeçari qëlloi  me armë zjarri dhe ka plagosur rëndë 39 vjeçarin Mentor Hasanaj banues në Grudë Fushë, Malësi e Madhe, me detyrë përgjegjës i Policisë Bashkiake Malësi e Madhe dhe babanë e tij Xhelal Hasanaj 74 vjeç, të cilët po udhëtonin nga Shkodra drejt Malësisë së Madhe, me automjetin tip “Skoda”, në pronësi të Bashkisë Malësi e Madhe. Në makinë së bashku me ta ishte edhe bashkëshortja, e cila fatmirësisht shpëtoi mrekullisht.

FOTO GALERI
5/7

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA