INTERPOL publikon foto të tjera të Dritan Rexhepit, urdhra vrasjesh dhe bos i trafikut të kokainës nga Amerika Latine

14/10/2020 11:26

Dritan Rexhepi listohet në një nga emrat më të kërkuar nga INTERPOL edhe pse ai vuan dënimin në burgun e Kuitos në Ekuador mbi të cilin rëndojnë dhjetëra akuza teksa kërkohet edhe nga Belgjika.

40-vjeçari nga Vlora kërkohet edhe në Shqipëri për një sër ngjarjesh kriminale që nga droga e deri tek rrëmbimi.

Dritan Rexhepi akuzohet se është kreu i një grupi të fuqishëm të trafikut ndërkombëtar të drogës nga Amerika Latine në Europë.  Emri i tij u lakua edhe në aksionin ndërkombëtar të drogës ku u arrestuan dhjetëra persona të përfshirë në një grup kriminal të strukturuar. Disa prej arrestimeve u kryen në Shqipëri, ndërsa të tjerë ranë në pranga në shumë vende të Evropës.

Në njoftimin e INTERPOL, Dritan Rexhepi cilësohet në nivelin e kuq të rrezikshmërisë pasi ka kryer në bashkëpunim vrasje me paramendim, plagosje të rëndë me dashje, armë dhe municione luftarake, falsifikim vulash, dokumentesh pasaportash, rrëmbim dhe mbajtja peng e një personi për trafik droge.

Pikërisht emri i tij lidhet edhe me rrëmbimin e Jan Prengës në Kamëz në janar të këtij viti, pasi vëllai i tij Astrit Prenga dyshohet se vodhi një sasi të konsiderueshme kokaine në Angli që vinte nga Amerika Latine, dhe që i përkiste pikërisht Dritan Rexhepit. Ndërkohë INTERPOL ka publikuar edhe foto të reja të Dritan Rexhepit.

FOTO GALERI
6/6

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA