Një detaj që tërheq vëmëndjen në këtë çështje është edhe dyshimet që ka familja ndaj hallës së Marteos, Marjana Brahimaj.

“Di që djali më ka ikur nga halla dhe e kërkoj tek ajo. Pikënisja e fundit ka qënë nga halla se ka qënë tre ditë e tre netë te halla. Edhe kur më iku djlai nuk është se ajo hallë erdhi dhe u interesua se qysh ndodhi. Por edhe kur erdhi thoshte ti mos qaj se djali ha mish e oriz këtu është do vijë. Po ku është moj?! Pastaj na dolën muhabete që do 20 mijë euro djali të dalë etj etj…Shtet ska se po të ketë shtet mbase do të kishte dalë ndonjë gjë,” shprehet Arjana Bejaj.

Pas fjalëve të hallës se djali ishte mirë, familja filloi të dyshonte se ajo ka lidhje të drejtëpërdrejtë me zhdukjen e Marteos. Për këtë arsye në mënyrë individuale i kanë vënë një person që të vëzhgojë lëvizjet e saj.

Ishte shtator kur Marjana Brahimaj e veshur me një fustan blu dhe një çantë dore, po vëzhgohej nga një agjent privat. Ajo ka hyrë në një dyqan dhe ka blerë një çadër dielli ngjyrë të bardhë. Pasi ka dalë nga dyqani i është drejtuar zyrës së një avokati, pranë Gjykatës së Rrethit Vlorë, ku ka qëndruar rreth 30 minuta. Më pas ajo ka hyrë në një zyrë tjetër ku ka qëndruar fare pak minuta.

Sipas dëshmisë së personit përpara forcave blu, Marjana ka ecur në këmbë drejt Skelës në Vlorë. Më pas ajo është futur në një dyqan që thoshte 30-50% ulje. Ka dalë me një fustan tjetër dhe me çadrën e hapur është nisur drejt stacionit urban të linjës Vlorë –Skelë duke parë majtas – djathtas.

Marjana ka vazhdur rrugën me autobus deri te Riviera. Aty ka zbritur dhe ka vazhduar rrugën në këmbë drejt portit të Vlorës. Rreth 150 metra pa mbritur te porti, asaj i ka prerë rrugën një Audi gri me targa angleze. Numri i targës ka qënë T484AVN815. Ajo është ulur në vendin e parë dhe makina është kthyer pas duke shkuar drejt spitalit psikiatrik. Aty ka hyrë në një vilë.

Pas 15 minutash, Marjana Brahimaj ka dalë me një makinë tjetër të zezë me targa angleze. Atë e kanë shoqëruar dy burra të cilët janë ulur para, ndërsa ajo është ulur pas. Makina ka qënë me xhama të zinjë. Aty personi që po e ndiqte humbi gjurmët e saj.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA