“Sherr e rrëmuja për interesat e tua dhe për partinë tënde të degraduar”/ Rama-Metës: Ilir, ti duhet ta kuptosh se nuk ka pasur para teje dhe nuk do ketë …

13/10/2020 16:37
Kryemnistri Edi Rama

Kryeministri Edi Rama në një reagim në twitter ka sulmuar sërish presidentin Meta, pasi ky i fundit tha se kreu i qeverisë ka ofenduar dëshmorët.

Duke iu referuar dekoratave të presidentit dhe përmendjes së shpesh nga ana e tij e figurave historike, Rama shkruan se: Heronjtë mbaji në zemër e në mendje kur flet e vepron, duke respektuar detyrën e lartë e duke dhënë shembullin që detyra të imponon, jo duke sharë si i dehur me ata në gojë e duke nxitur dasi, sherr e rrëmuja për interesat e tua krejt personale dhe për partinë tënde të degraduar!

Rama në twiiter

Ilir, ti duhet ta kuptosh se nuk ka pasur para teje dhe nuk do ketë pas teje, as principatë, as monarki, as republikë në botë, që të ketë dhënë
dekorata për heronjtë e luftrave të shkuara! Kjo është komedia e një marrëzie të pashoqe që të bën gazin e botës dhe të republikës sonë!

Heronjtë mbaji në zemër e në mendje kur flet e vepron, duke respektuar detyrën e lartë e duke dhënë shembullin që detyra të imponon, jo duke sharë si i dehur me ata në gojë e duke nxitur dasi, sherr e rrëmuja për interesat e tua krejt personale dhe për partinë tënde të degraduar!

Më herët presidenti Ilir Meta, iu përgjigj kryeministrit Edi Rama, i cili sot në konferencë teksa po shpjegonte trëndafilin në maskën e tij tha se presidenti mund të vendosë Vojo Kushin. Presidenti shkruan se Rama ka guxuar sërish sot të marrë nëpër gojë Vojo Kushin, duke ofenduar për të disatën herë Dëshmorët e Atdheut: “ Esati i Rilindjes, zëdhënësi i armiqve të Kombit Shqiptar, guxoi sërish sot të marrë nëpër gojë Vojo Kushin, duke ofenduar për të disatën herë Dëshmorët e Atdheut, familjarët e tyre, veteranët dhe të gjithë shqiptarët që nderojnë dhe krenohen me vlerat e Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare.
Esati i Rilindjes, pengu i armiqve më të egër të Kombit Shqiptar, që ka nxjerrë në shitje Shqipërinë dhe Kosovën provoi para të gjithë shqiptarëve për të disatën herë se i urren Dëshmorët dhe Heronjtë e Atdheut, si Vojo Kushi, që kanë sakrifikuar gjithçka, duke falur edhe jetën e tyre, për Atdheun!
Esati i Rilindjes, armiku më i egër i socialistëve idealistë, guxoi sot të fyejë edhe simbolin e tyre dhe të Partisë Socialiste, trëndafilin e kuq si gjaku, që prej kohësh e ka zëvendësuar me gjethen e kanabisit dhe barin e egër të Rilindjes, që rritet në llumin e oligarkisë dhe bandave.
Esati i Rilindjes duhet ta ketë të qartë se numërimi mbrapsht për të dhe Sektin pa nder, pa vlera e pa Atdhe që përfaqëson, ka filluar dhe NUK DO NDALET!
TRE MILIONË ILIRË NË 25 PRILL I KA GATI!
Dhe nuk më thua, o trendi buburrec, kur do dalësh në përballje me mua?
Mezi po të pres!”

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA