Tema “Politikë me artistë” në Open mbrëmjen e sotme në Top Channel ka sjellë debate të mëdha në studio.

Pasi artisti Robert Aliaj ka shprehur skepticizmin e tij lidhur me artistët që futen në politikë, është përgjigjur kryetari i bashkisë së Kolonjës, Erjon Isai.

“Ka një përgjigje për të gjithë këta, që thonë që u fute në politikë për përfitime personale, si Robert Aliaj, ka vetëm një përgjigje të thjeshtë “punë e madhe”.

Se ne votohemi me votë, janë njerëzit që na zgjedhin,” tha Isai.

“Ne jemi tribalë, si shoqëri, le të merremi vesh me njëri-tjetrin, mos krahasohemi me Amerikën. Nuk është çështje besimi, se kam respekt për njerezit në studio. Po flasim për principin, jemi një komb shumë i shitshëm. Po të më japin shumë para do futem dhe unë,” u përgjigj Aliaj.

Top Channel