Politikanë, artistë, këngëtarë, nuk ka asnjë rëndësi; të gjithë të dielën janë në urdhrat e gazetarit Ervin Kurti, në rubrikën “N’fermë” në emisionin “ E Diell”.
Të ftuar në këtë puntatë ishin ish-deputeti Ervin Salianji, moderatorja Viola Spiro dhe dyshja e këngëtarëve Kozma Dushi – Mariza Ikonomi. Në një fermë në rrethinat e Durrësit, personazhet e famshëm kishin vështirësi në bërjen e punëve të fshatit.
Mariza u angazhua duke vjelur fruta, Ervini dhe Viola ditën e kaluan duke pastruar stallën e lopëve. Ndërkohë, këngëtari Komza Dushi e kishte më të lehtë jetesën në fshat, duke qenë se edhe shkollën e mesme e kishte bërë për veteriner.
E si përfundim, kjo jetesë 12orëshe në fermë u mbyll me këngë të interpretuara nga këngëtarët, Kozma Dushi dhe Mariza Ikonomi.
Top Channel