Provokim? Turqia në ditën e festës kombëtare do të nisë anijet në ishujt grekë

08/10/2020 10:32

Media greke, Prothema, thotë se Turqia do të rinisë kërkimet e Navetex në zonën e Mesdheut dhe kjo bëhet një datë të rëndësishme për turqit, pikërisht në ditën kombëtare të Turqisë që është më 29 tetor.

Sipas hartës me koordinatat e lëshuara nga stacioni hidroelektrik i Smirnës të mërkurën në mbrëmje, zona e detit ku do të realizohet ky kërkim ndodhet midis ishujve Skyros, Psara, Evia dhe Chios.

Navtex i ri është përsëri midis Rodosit dhe Kastelorizos. Kjo është hera e tretë që Turqia zgjedh këtë zonë në lindje të Rodosit, në ujërat territoriale ndërkombëtare dhe Turke.

Tensionet mes dy shteteve detyruan NATO dhe liderët e shteteve të BE-së dhe SHBA-së që të ndërhyjnë në zbutjen e tensioneve. Vetëm ditën e djeshme Athinën e vizitoi shefi i NATO-s, Stoltenberg ku qëllimi i bisedimeve me udhëheqësit e shtetit grek ishte ulja e tensioneve mes Turqisë dhe Greqisë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA