Është hedhur në treg maska më e shtrenjtë në botë, e krijuar prej diamantesh. Maska kushton rreth 250 mijë dollarë apo 212 mijë euro.

Ajo është krijuar nga shtëpia amerikane e modës Jacob & Co. Nga njëra anë, maska qw peshon 157 grame përbëhet nga ar i bardhë, i cili i jep asaj efektin e një cope të vërtetë. Diamantet janë të gërshetuar nëpër të. Janë plot 3,040 diamante që peshojnë 73.27 karat.

Si bazë për ngjitjen e arit dhe diamanteve shërben një maskë e thjeshtë kirurgjikale. Fillimisht maska u mendua të ishte standard, por duke parë se kishte kërkesa të shumta, kompania vendosi që të marri porosi të personalizuara. Keith Strandberg, menaxheri i markës deklaroi se “Jacob and Co, në filozofinë e saj menaxheriale shpesh ka dashur t’i japë një kuptim tjetër produkteve të përdorimit të përditshëm, që nga kravatat, dorezat, veshjet deri tek të brendshmet. Tani që gjithë bota është e detyruar të mbajë maskë për fytyrën, Arabo ka vendosur t’i shtojë shkëlqim dhe elegancë këtij aksesori që është bërë i domosdoshëm në jetën e përditshme”.

FOTO GALERI
5/10

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA