Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç tha se po interesohen nga afër për blerjen nga Turqia të mjeteve ajrore pa pilot (dron), ndërsa shtoi se dronët turq (IHA) janë mjaft të mirë.

Në një konferencë për media mbajtur në Pallatin “Serbia” Vuçiç lavdëroi dronët turq tip “Bayraktar”.

Në përgjigje të pyetjeve të gazetarëve Vuçiç tha se Serbia është shumë e interesuar me sistemet e mjeteve fluturuese pa pilot (dronët) dhe se kërkojnë të blejnë të tillë në të ardhmen. Vuçiç u pyet nëse janë të vërteta pretendimet e mediave se Serbia do të blejë dronë nga Turqia. Kësaj pyetjeje Vuçiç iu përgjigj kështu:

“Dronët për të cilët bëhet fjalë janë mjaft të mirë. Këtu më duhet t’u jap meritën prodhuesve turq”.

Presidenti serb deklaroi se Serbia gjithmonë kërkon të përforcojë sigurinë e saj.

“Ne nuk kërcënojmë askënd, nuk sulmojmë askënd, por duhet të jemi gjithmonë të përgatitur që të mos përballemi me surpriza. Në përputhje me këtë, ne i ndërmarrim të gjithë hapat e nevojshëm. Në kuptimin ushtarak Serbia është me të vërtetë një vend asnjanës. Ne duam që t’i mbrojmë e ruajmë vetë hapësirën ajrore dhe territorin tonë. Sistemet e dronëve janë të kushtueshëm, por njëkohësisht janë edhe investime shumë të mençuara”, u tha Vuçiç gazetarëve.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA