Sherr masiv në garat e ‘Karting’/ Piloti godet makinën e rivalit në lëvizje (video)

05/10/2020 17:50

Ish-piloti i Formula 1 Jenson Button ishte mes atyre që bënin thirrje për përjashtimin e përjetshem te Luca Corberi pas sherrit masiv që shkaktoi në garat e kampionatit botëror të Karting.

Corberi është regjistruar në video teksa i tërbuar lëshon në pistë një copë të madhe nga parakolpi i makinës së tij ndaj rivalit në lëvizje në fund të garës.

Madje edhe babai i pilotit italian futet në përleshje teksa tensionet arrijnë kulmin pas aksidentit në xhiron e 25-të të garës në pistën italiane të Lonato.
Familja e Corberi ka në pronësi pistën ku u zhvillua gara.

Corberi, 23 vjeç, u detyrua të braktiste garën pas kontaktit me Paolo Ippolito.

Por pamjet dramatike tregonin Corberi që qëndronte në anë të pistës duke injoruar rregullat e sportit, merr parakolpin e thyer të makinës së tij dhe ia lëshon në mënyrë thuajse vrasëse, makinës në lëvizje të Ippolito.

Fatmirësisht incidenti rezultoi pa pasoja.
Por Corberi nuk u mjaftua me kaq pasi rikthehet në bokset e skuadrave për të sulmuar fizikisht Ippolito.

Teksa incidenti dukej se po qetësohej babai i Corberi shihet që vjen kërcënueshëm ndaj Ippolito, para se mekanikët e shoferët e tjerë të ndajnë dy palët.

Ish-kampioni i F1 Button tha: “Luca Corberi ka shkatërruar çdo shans që kishte për karrierë në garat me makina, për sjelljes së tij të përçmuar në kampionatin botëror të FIA Karting.

“Babai i tij është pronar i pistës dhe shihet që shtyn drejt murit një djalë të ri. Ata duhet të përjashtohen përjetë”.

Gjyqtarët e garës vendosën më pas se Ippolito “nuk mund të evitonte kontaktin me shoferin 61 [Corberi].”

Por ai u përjashtua për thyerje të kodit të sjelljes së pilotëve.

FOTO GALERI
3/4

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA