Pas replikave me Ramën, Meta vendos të pushojë në Durrës
01/10/2020 19:16
Pas përgjigjeve dhe kundërpërgjigjeve ndaj Kryeministrit Edi Rama sa i përket votimit të reformës zgjedhore, presidenti Ilir Meta ka vendosur të marrë një pushim duke shkuar në plazhin e Durrësit.
Në postimin e tij Meta shprehet se pas një dite intensive , rikthimi në Durrës është reflektues.
Postimi i plotë i Metës:
“Pas një dite intensive, rikthimi në bregdetin e Durrësit është shumë frymëzues, por edhe reflektues.”
Top Channel